Tarifat dentare/ MSH çon në Gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut: Nuk do ketë rritje

  • 5 years ago
Vendimi i Urdhrit të Stomatologëve për të rritur me 100% tarifat dentare, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë. Report Tv mëson se MSH ka paditur në Gjykatën Administrative këtë vendim dhe kërkon rrëzimin e tij. Ministria Shëndetësisë është shprehur se rritja e çmimeve dentare nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut. Gjithashtu, MSH garanton se nuk do ketë rritje të çmimeve, duke insistuar se vendimi i stomatologëve është i pazbatueshëm.

"Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se Urdhri i Stomatologut ka tejkaluar kompetencat. Nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Report Tv ka siguruar edhe padinë e MSH për Urdhrin e Stomatologëve.

Recommended