HEC-et në skaner/ Balluku: Janë pezulluar të gjitha kontratat jo operative
  • 5 years ago
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative. Balluku u shpreh në një deklaratë për mediat se momentalisht vetëm 96 kontrata janë operative.

"Vetëm 96 kontrata për HEC-et të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një procesi skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar?, deklaroi më tej Balluku.

Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo tha se sëbashku me ministrin Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.
Recommended