Shkarkimi/ Fëmijët e gjyqtarit të Apelit në Shkodër 70 mijë € për shkollën

  • 5 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 26 nëntor 2018, shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi, për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë, mosjutifikim pasurie dhe mungesë të aftësive organizative në punë. Përpos të tjerave, nga hetimi i thelluar ka rezultuar se gjyqtari Dervishi ka fshehur shumën reale të shkollimit të vajzës.

Gjyqtari ka deklaruar 5.128.950 lekë shpenzime për shkollimin e vajzës, ndërsa sipas Komisionit të Vetingut, shpenzimi real është 8.721.836,651 ose rreth 70 mijë euro. Në vendimin e shkarkimit të gjyqtarit thuhet se djali i tij nuk justifikon me të ardhura të ligjshme blerjen e një makine 64 mijë USD ose 56 mijë euro.

?Subjekti i rivlerësimit nuk shpjegoi bindshëm burimin dhe ligjshm?ris? e t? ardhurave t? personit t? lidhur/djalit t? subjektit, p?r pagimin e kredisë s? blerjes s? makinës n? shum? prej 64.000 USD, sipas kësteve të pagesës. Personi i lidhur/djali i subjektit t? rivlerësimit nuk arriti t? provojë me dokumentacion ligjor justifikues ligjshm?rin? e t? ardhurave q? kanë sh?rbyer për t? shlyer këstet e 40 kredisë financiare t? automjetit, tip ?Toyota Camy?, si dhe shumën prej 15.000 USD për pagesën e shkollës së personit të lidhur/vajzës së subjektit?, thuhet në vendim.

Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikon dot dhurimin e një trualli me sipërfaqe 365 m2, në bashkëpronësi me të tjerë me pjesë takuese 48 m2. Gjyqtari, sipas Komisionit të Vetingut, ka bërë deklarim të rremë si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme në lidhje me një apartament banimi me sipërfaqe 125 m2 si dhe një garazh me sipërfaqe 40 m2, të ndodhura në Tiranë, me vlerë ndërtimi të deklaruar 2.500.000 lekë. Gjyqtari ka fshehur dhe ka bërë deklarim të pasaktë edhe në lidhje me një garazh 20 m2. Sipas KPK, gjyqtari Luan Dervishi ka bërë deklarim të rremë edhe në lidhje me burimin e krijimit të depozitës 1.452.532,06 lekë. Komisioni ka konstatuar se gjyqtari është përpjekur të fshehë banesën me sipërfaqe 60 m2, në të cilën subjekti banon aktualisht, ndodhur në Tiranë, duke e regjistruar n? em?r t? personit tjet?r t? lidhur/znj. M. Sh.

Recommended