Veliaj: Transformim total Qytetit Studenti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nismës ?Adopto nje konvikt? i jane përgjigjur disa biznese, pas thirrjes se kryeministrit dhe bashkisë se Tiranës per te ndihmuar me rikonstruksionin e godinave te qytetit studenti.Deri ne vere pritet te përfundoje ndërhyrja ne hapësirat e përbashkëta e me pas do te filloje edhe rikonstruksioni ne çdo dhome.?Dua të falenderoj të gjitha kompanitë që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe bashkisë për të adoptuar një konvikt. Jemi në situatë emergjence, nuk mjafton të thuash hashtagun ?Me studentët?, nëse nuk je gati vetë të bësh diçka. Për të gjithë ata që këtë thirrje e çuan në veprim konkret, ka vetëm mirënjohje, edhe nga unë, edhe në emër të kryeministrit dhe të Qeverisë. Deri në fund të muajit, me këtë sistem adoptimesh, ku një kompani merr përsipër një konvikt, do t?i kemi adoptuar të gjitha konviktet e ?Qytetit Studenti?. Deri në verë, të gjitha hapësirat e përbashkëta, që janë nyjet higjieno-sanitare, sallat e leximit, banjot, fasadat, korridoret, hollet e tyre, do të kenë përfunduar, që pastaj t?i lihet radhë punës nëpër secilën dhomë të ?Qytetit Studenti??.Kryebashkiaku kërkoi edhe bashkëpunimin e studentëve për ecurinë e punimeve.?Dua t?i ftoj të gjithë studentët të bashkëpunojnë. Ka qenë jashtëzakonisht ndihmues fakti që po punojmë në një krah, teksa lirohet krahu tjetër, dhe do të doja që ta vazhdonim këtë bashkëpunim. Tani që vëmendja publike është kthyer e plotë, nuk e lëshojmë më këtë punë derisa të realizojmë deri në pikën më të fundit të gjitha premtimet që janë bërë me ?Paktin e Universitetit?, sipas afateve që janë dakordësuar nga kryeministri dhe studentët?.Sipas Veliajt, ndërhyrja e radhës do të jetë lirimi i territoreve nga zaptimet në ?Qytetin Studenti?, e ne kete mënyre do t?i hapet rrugë fillimit të projektit për ?Kampusin e ri Universitar?.Ai siguroi se Kampusi i ri do të jetë një premtim i mbajtur, jo vetëm në kohë, por edhe me cilësi.

Recommended