Rama e Veliaj inspektojnë konviktet në Qytetin Studenti - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Qytetin Studenti ka përfunduar rikonstruksioni i 11 konvikteve dhe janë drejt përfundimit edhe 6 godina të tjera. Gjatë inspektimit te punimeve Kryeministri Rama theksoi se edhe në qytete të tjera ku ka rezidenca studentore puna po vijon sipas parashikimeve. ?Ne jemi në kohë për t?i akomoduar pjesën më të madhe si duhet. Tani kanë mbetur disa këtu. Plus, Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces për të filluar, fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati. Po ashtu për Elbasanin, Vlorën dhe Gjirokastrën. Ndërkohë qe kryebashkiaku Erion veliaj tha se Karta e Studentit pritet të fuqizohet nga 1 tetori dhe se skema e saj do të zbatohet edhe në qytete të tjera. ?Një gjë e cila na ka shkuar shumë mirë dhe që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë nga data 1 tetor është Karta e Studentit. Presim të lidhim një marrëveshje me një bankë tjetër që i bën interesat zero për studentet, pra, për të hapur një kartë, për të bërë një transaksion, një kredi të butë. Kështu që me Kartën realisht jemi në gjendje që ta implementojmë dhe në qytete të tjera. E kemi skemën gati.? Ndërkohë që punimet edhe ne 3 godina të tjera do të nisin javën e ardhshme.
Recommended