Xing me Ermalin/ “Per shkak te komshiut desh u ndava me gruan”

  • 5 years ago
Aktori Xhevahir Zeneli i ka bërë të gjithë të qeshin mbrëmjen e sotme në ?Xing me Ermalin?. Teksa fliste për marrëdhëniet me fqinjët aktori tha se vite më parë për shkak të një komshiu mund të ishte ndarë nga gruaja.

Ai tregoi se në kohën kur pallatet nuk kishin ujë, një prej komshijve i cili kishte pompë në orën 3 të natës i jepte nga dritarja tubin e ujit gruas së tij në mënyrë që të mos e transportonim me bidona. Por një tjetër komshi i kishte dëgjuar teksa flisnin dhe kishte keqkuptuar bisedën.

"Jo të gjitha gjërat t'i zgjidhin komshinjt, ndonjëherë edhe të ngatërtërrojnë. Unë për hirë të komshiut kam qenë duke u ndarë me gruan. Ju të gjithë e dini krizën e ujit dhe ne na vinte uji në 5 të mëngjesit, pastaj nuk vinte më fare. Kisha një komshi unë që punonte në një dikaster dhe bëri një rrugë në Egjipt dhe solli një pompë uji. E montoi në pallat. Dëgjonim gjurmë ne, por ujë nuk kishim. Një ditë komshiu mbi ne i thotë nuses time do të bëjmë një marrëveshje. Në orën 3 të natës i tha do të ndizni dritën e banjës dhe unë do iu jap tubin e ujit që të mbushni ujë, por kjo gjë duhej të bëhej fshehurazi sepse kërkonin të gjithë. Një natë komshiu poshtë nesh kishte dalë në ballkon dhe pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin e nuses time me të zotin e pompës. Të nesërmen më vjen mua dhe më thotë që kishte dëgjuar nusen time të fliste me atë që ishte mbi ne. Ruaj nusen se ta dredh më tha", tha Zeneli./tvklan.al

Recommended