Studentët thirrje për mësim: Po na bllokojnë disa individë të partive politike

  • 5 years ago
Situata më kritike paraqitet në Fakultetin Juridik, ku sipas studentëve një grup i vogël po mban peng zhvillimin e mësimit. Studentët akuzojnë grupin bojkotues se janë pjesë e forumeve politike, dhe madje nuk janë fare studentë në Fakultetin Juridik, por studente te universiteteveve private.

Jemi pro sepse koha nuk premton. Po bëhet 1 muaj nga pezullimi i mësimit, dhe është barrë për studentët. S'jemi kundër protestës, por të mos dëmtojmë njëri-tjetrin. Shumë pak po bllokojnë ne të gjithë. Duam mësim. Shumica s'janë fare studentë të juridikut, por të shkollave private dhe partive politike. Sa më tepër shtyhet aq më keq është nën kurrizin tonë.

Studentët
Studentët janë të shqetësuar pasi shprehen se ky bojkot po dëmton pjesën më të madhe të tyre. Ata bëjnë thirrje për lirimin e godinës, pasi nuk dëshirojnë që të shtyhet viti shkollor, apo në rastin më të keq të humbasin fare vitin.

Në Fakultetin Ekonomik, ndodhen vetëm sekretaret të cilat po vijojnë punën normalisht. Protesta është ndërprerë, por as mësim nuk po zhvillohet. Politekniku ka nisur pjesërisht mësimin, por ka edhe një grup studentësh të cilët vijojnë bojkotin.

Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, gjithashtu mësimi zhvillohet pjesërisht. Një grup studentësh janë bashkuar në hollin e Arkitekturës, dhe vijojnë bojkotin. Studentët shpresojnë që ditën e hënë të nis mësimi normalisht, pasi edhe kanë negociuar me palën bojkotuese dhe kanë bindjen se janë në rrugë të mbarë.

Recommended