Gjykata e Krimeve te Renda le ne burg Kelmend Balilin
  • 5 years ago
Kelmend Balili është shfaqur i buzëqeshur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku u zhvillua seanca për verifikimin e masës së sigurisë, arrest me burg, marrë në mungesë për të. Gjyqtarja Miliana Muça e ka lënë të pandryshuar masën për atë që nga mediat greke është cilësuar si ?Eskobari i Ballkanit?, duke qenë se edhe dosja është dërguar për gjykim nga Prokuroria.

Balili mësohet se në seancë i ka mohuar akuzat, duke i sqaruar gjykatës se është i pafajshëm në lidhje me katër veprat penale që rëndojnë mbi të. Ndërsa avokatët e tij kanë sqaruar se për episodin të cilin e akuzon Prokuroria, klienti i tyre nuk ka lidhje. Sipas tyre përgjimi i kryer nuk fakton se në këtë rast kemi të bëjmë me Kelmend Balilin.

Prokuroria e akuzon Kelmend Balilin për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në këtë grup, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, si dhe pastrim parash.

Brenda 8 ditëve, Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të zhvillojë seancën paraprake për Kelmend Balilin, për të vendosur nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, për ta gjykuar dosjen apo ajo ka nevojë akoma të hetohet nga Prokuroria. Balili u vetëdorëzua dy ditë më parë në Sarandë, pas më shumë se dy vitesh në arrati.

Tv Klan
Recommended