Pa Gjurme - Foto ekskluzive të Eligerta Gjuzit nga Anglia/ I rrëfen nënës se e rrëmbyen
  • 5 years ago
Pjesa e dyte 14 JanarNë emisionin ?Pa gjurmë?, këtë të hënë erdhi e prezantuar historia e 24-vjeçares Eligerta Gjuzi e cila ka humbur kontaktet me familjen në maj të vitit 2013, dhe prej atëherë familja e saj kërkon prej 5 vitesh.

Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë.

Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës.

Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligërtes, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, kur ishte ende 1 vjeç.

Teksa flet për kalvarin e vuajtjeve dhe ndjenjën e mungesës për të bijën e humbur në gjithë këto vite, nëna e 24 vjeçare, s Merushe Gjuzi në studion e emisionit përballë gazetares Odeta Dume ka folur për përballjen e fundit me vajzën e saj, Eligerta Gjuzin dhe marrëdhëniet e mira që ajo ka patur me të shoqin.

Atë ditë që u zhduk kishte sëmurë fëmijën,çunin e vogël i merrej fryma dhe ne zbritëm në qendër të Kavajës, zbritëm nga furgoni. Unë kalova përpara, kur ajo po paguante biletat , ndërsa ne po kalonim rrugën , kur u ktheva se pashë vajzën, goca u zhduk. I Bija telefonit , ma mbyllën telefonin.Mbas dy orësh nga zhdukja e saj më ka marrë në telefon . E pyeta ku je moj bijë e mamës. Ajo më tha ?O ma më kanë marrë dy burra? vetëm këtë muhabet i kam dëgjuar fëmijës, kam 6 vjet e gjysëm. I shoqi e ka pas dashur jashtë mase dhe e ka kërkuar për gjashtë muaj por ai ka ndërruar jetë pas gjashtë muajve. Dhe që atëherë telefoni i saj ka dalë i fikur.

Merushe Gjuzi, nëna e Eligertës
Më tej Merushja rrëfen se ka bërë denoncim edhe në Policinë e Tiranës.

Pas ngjarjes dhe zhdukjes së mistershme të Eligertës më 3 maj të vitit 2013, në familjen e saj vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre. Askush nuk përgjigjej.
Recommended