Krim i trefishte ne zonen e Astirit

  • 5 years ago
Bashkëshortët Bujar e Valentina Mata u gjetën të vrarë në banesën e atyre në zonën e Astirit mëngjesin e kësaj të marte. Autor është ish-dhëndri i tyre, i cili i qëlloi me tre plumba pistolete duke i lenë të vdekur në vend.

Majlind Lila hapi zjarr fillimisht ndaj ish-vjehrrit të tij Bujar Matës 63 vjeç dhe më pas qëlloi 52-vjeçaren Valentina Mata. Pas krimit, Majlind Lila ka prerë damarët e të dyja duarve dhe fytin. Në këtë gjendje është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës. Autori gjeti vdekjen në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve.

Lila jetonte prej kohësh në Suedi me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, ndërsa prej dy ditësh kishte ardhur në Tiranë. Mësohet se ai ka qëndruar në një hotel të kryeqytetit dhe në orët e para të mëngjesit të së hënës ka shkuar në banesën e çiftit Mata me origjinë nga Pogradeci ku ka kryer edhe vrasjen. Sipas hetuesve shkak i konflikti ka qenë ndarja e Lilës me vajzën e çiftit Mata, që solli edhe tragjedinë me tyre të vdekur. Kanë qenë fillimisht fqinjët që kanë dëgjuar krisma dhe më pas kanë njoftuar policinë.

"Ishte ora 06:10 kur dëgjuam të shtënat, jemi të tronditur. Ishin njerëz shumë të mirë. Autorin nuk e njihnim, nuk kemi dijeni për ndonjë konflikt".

Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe ka sekuestruar kamerat e hotelit ku qëndroi autori i këtij krimi të rëndë. Ky është rasti i dytë i krimit në familje për 2019. Në 2 Janar, në qytetin e Ballshit, Gazmend Musta vrau me thikë në banesë bashkëshorten dhe kunatën e tij.

Tv Klan

Recommended