Prishtinë, diskutohen temat e dialogut me Serbinë
  • 5 years ago
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe Ekipi negociator për dialog me Serbinë, kanë zhvilluar takim të përbashkët për t?i diskutuar temat e dialogut, në kuadër të fazës finale të bisedimeve në Bruksel, që po lehtësohen nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë në interes të Kosovës. Ai është zotuar për një proces transparent, duke besuar se rezultat i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, si një lloj parakushti që i mundëson Kosovës më pas anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përshpejtim në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në këtë takim, ndonëse të ftuar, nuk kanë marrë pjesë edhe liderët e dy partive më të mëdha opozitare, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto parti po refuzojnë që të bëhen pjesë e procesit të dialogut me Serbinë.
Recommended