Report Tv - Pamje nga shtëpia e biznesmenit që u grabit në Durrës

  • 5 years ago
Një biznesmen transporti mallrash është grabitur mbrëmjen e sotme në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pranë Gjykatës së Apelit rreth orës 20:30. E ndërsa deri tani policia nuk ka publikuar asnjë njoftim për ngjarjen, sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Report Tv në qytetin bregdetar, Artur Korriku, autorët kanë qenë tre, të maskuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma policie.

Ata kanë vëzhguar biznesmenin dhe në momentin që ky i fundit bashkë me djalin po futeshin në banesë u kanë bërë pritë. Autorët kanë lidhur biznesmenin dhe gruan e tij, ndërsa kanë kërcënuar djalin për të treguar shumën e parave që kishin në banesë.

Recommended