'Pa gjurmë'/ Nipi në kërkim të gjyshit, 87-vjeçari nuk pranon të lidhet me familjen në Shqipëri

  • 5 years ago
Në emisionin e sotëm të ?Pa gjurmë? u trajtua historia e Jashar Alushit, i cili u arratis në 1957 drejt Greqisë. 62 vjet nga arratisja e tij, Jashari kërkohet nga nipi i tij.

Po si u arratis në kohën e komunizmit Jashar Alushi?

Jashar Alushi nga fshati Shalës i Sarandës me detyrë kapter në repartin ushtarak, në qytetin bregdetar ishte i martuar me Myzejen Alushin, e cila solli në jetë tre fëmijë. Djalin e parë me emrin Ylli që u shua i vogël, ndërsa u nda nga jeta kur ishte ende fëmijë. Ylli ishte djali tjetër i familjes Alushi, të cilët ata vendosën ta quanin kështu pas humbjes së djalit të parë. Arbeni gjithashtu ishte djali i tretë në familje. Familja e Jashar Alushit sëbashku me vëllain e tij Rifatin u internuan për motive politike dhe u transferuan në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Jashari fillon përsëri punë në repartin ushtarak të fshatit Bardhaj. Në shtëpinë e familjes Alushi vjen një telegram nga Tirana ku thuhej se Jashar Alushi duhet të paraqitej në gjyq. Jashari diçka kishte nuhatur, ndërsa në mbrëmje bisedon më bashkëshorten Myzejenin dhe i thotë se duhej të largohej drejt Sarandës, për tu takuar me disa shokë të tij, duke i lënë të kuptonte se ndoshta edhe nuk do të kthehej më. Jashari niset drejt Sarandës me shokët e tij Xhelil Halili, Shaban Vilaj dhe disa persona të tjerë me destinacion arratisje për në Greqi. Pas afro një muaj nga arratisja sigurimi i shtetit shkon në shtëpinë e familjes Alushi, në kërkim të Jasharit, duke bërë dhe kontroll në banesë.

Recommended