Meta refuzon Gent Cakajn: I papergjegjshem

  • 5 years ago
"Nuk shoh arsye për të dyshuar në faktin që Presidenti i Republikës do të marrë kohën e tij  dhe do të dekretojë ministrat, sikundër e kërkon Kushtetuta", shprehej Kryeministri Rama më 31 Dhjetor.

Por ndryshe  nga sa besonte Kryeministri, Presidenti i Republikës i ka gjetur arsyet për të refuzuar kandidaturën e propozuar për ministër të Jashtëm. Ilir Meta, në letrën e refuzimit dërguar Kryeministrit, e cilëson Gent Cakajn, 28-vjeçarin e lindur në Kosovë, si të papërshtatshëm për postin e ministrit të Jashtëm.

"Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë.

Ndërkohë, ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë sepse Shqipëria është përpara vendimit jetik për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor 2019.

Përparimi i Dialogut Kosovë ? Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu.

Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftësitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhore për vendin dhe interesat kombëtare të tij, gjykoj se në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë".

Arsyeja kryesore për Metën është qëndrimi publik që ka mbajtur Cakaj lidhur me debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendësministër i Jashtëm.

"Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin ?Zona e Debatit? në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:

Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim ku...

Recommended