Fokusi i investimeve ne Qytetin Studenti

  • 5 years ago
Edhe pse në një prej zonave më të preferuara të kryeqytetit, 22 familje në rrugën ?A. Z. Çajupi? në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar. Por, falë ?Fondit të komuniteteve?, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve. ?Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: ç?punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20-vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ?90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror?, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët e pallateve të tyre dhe përmes tij të aplikojnë për të përfituar nga ?Fondi i Komuniteteve?. ?Ftesa ime për banorët dhe duarartët e tjerë që duan të imitojnë atë që ndodhi me banorët në rrugën ?Çajupi?, është të aplikojnë pranë bashkisë. Gjysmën e fondit Bashkia, gjysmën e fondit banorët, arrijmë t?i shtojmë deri në 30% vlerën pallatit. Siç e thanë edhe banorët, për 2-3 vjet, edhe investimi i tyre, vetëm prej veshjes me kapotë, kursen shpenzimet për energji?, tha Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku theksoi se krahas vëmendjes për rehabilitimin e godinave të cilat shërbejnë si objekte banimi për qytetarët e Tiranës, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të shkojë për investime në ?Qytetin Studenti? dhe përmirësimin e kushteve të studentëve. ?Do të vazhdojmë jo vetëm me investime të tilla për qytetarët e Tiranës, ata që janë aktualë, por edhe për qytetarët e ardhshëm të Tiranës. Kështu që, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të jenë në ?Qytetin Studenti?. Është e vërtetë që fundvitin e kaluar i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, dhe si në çdo punë tjetër ku vë dorë Bashkia e Tiranës, do të vëmë dorë edhe në ata që do të jenë qytetarët e ardhshëm të qytetit tonë, sepse sipas statistikave, 9 nga 10 studentë do rrinë në Tiranë?, tha Veliaj.

Administratori i pallatit, Gojart Salja, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila jo vetëm ka përmirësuar kushtet e jetës për banorët e këtij pallati, por edhe ka ulur shpenzimet për ngrohje. ?Në 20 vjet ky pallat s?ka pasur asnjë lloj ndërhyrje nga ana e fasadës, plus kushtet e ndërtimit të asaj kohe kanë qenë shumë të dobëta. Kemi arritur në bashkëpunim me gjithë komunitetin që të realizonim këtë projekt. Ideja ka qenë e juaja, të cilën unë e mora e përshtata dhe ua bëra të qartë komunitetit që do t...

Recommended