Report TV - Tenderi i Unazës/ Dobi i 'DH-Albania' humbet gjurmët, akuza e shpall në kërkim policor

  • 5 years ago
Avdjol Dobi, administratori i kompanisë shqiptare ?DH-Albania?, e cila rezultoi fituese e dy tenderave 18 milionë dhe 12 milionë eure, për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi ?Shqiponja? dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë nga Burreli në Peshkopi, rezulton i zhdukur. Momentalisht prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë dijeni se ku fshihet ky person, i cili është thirrur nga prokuroria tre herë dhe në asnjë rast, Dobi nuk i është përgjigjur, kërkesës së hetuesve për tu paraqitur dhe dëshmuar në prokurori, rreth skandalit të fitimit të dy tenderave publikë me vlerë 30 milion euro, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

Madje me shpresën se do të gjente në ambjentet e punës apo në banesën e tij të banimit, prokuroria ka urdhëruar policinë e Tiranës që ta shoqëronte forcërisht Dobin në polici, ku dhe të merej në pyetje. Kontrolli policor nga policia e Tiranës është realizuar por pa rezultat. Me sa duket ngadalësia e prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të shpejta dhe vonesa e nxjerrjes së urdhërit të menjëhershëm për ndalimin e 26-vjeçarit Dobi, ka sjellë këtë situatë, ku vetë prokuroria dhe policia nuk dinë se ku ka përfunduar administratori i kompanisë ?DH-Albania?.

Momentalisht Dobi është shpallur në kërkim policor, pasi prokuroria e Tiranës ka urdhëruar që ai të gjendet dhe shoqërohet forcërisht. Madje një burim pranë prokurorisë tha për ?Shqiptarja.com? se nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se Dobi nuk ka dalë nga Shqipëria, por një gjë të tillë ai mund ta ketë kryer pa u rregjistruar në sistem. Dobi është personi kryesor që mund të arrestohet nga prokuroria e Tiranës për këtë megaskandal që tronditi qeverinë. Aktualisht prokuroria është në pritje të një përgjigje nga autoritet Amerikane, nëse bilancet financiare dhe vërtetimi për mospasjen e detyrimeve tatimore në shtetin e Delawere SHBA, janë origjinale apo të falsifikuara.

Recommended