Rama ne “Xing” flet per protesten e studenteve

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish kërkesave të studentëve, për të cilat ai tha se tashmë ato 8 pika janë plotësuar. I ftuar në emisionin Xing me Ermalin? në Televizionin Klan, kreu i qeverisë tha se bashkëbisedimi me studentët e ka njohur më shumë me probleme që kanë Universitetet në vend.

"Janë mosbesues. Por në Janar ata do të shikojnë që nuk do të paguajnë pjesën e tarifës që kemi marrë përsipër ne, por do ta paguajë qeveria. Ashtu si kundër shumë gjëra të tjera janë vënë në vijë dhe do të bëhen. Ajo që ka shumë rëndësi është që një pjesë e tyre janë atje se i thotë doktoresha se i thotë Luli artisti, se e kam artist apo Kadri qorri si e ka ai. Ka lloj-lloj.

E rëndësishme është që ne të bëjmë gjënë e drejtë dhe të duhur. Unë jam në protestë. Jam kundër një sistemi brenda Univeristetit që ka nevojë të tronditet rrënjësisht. Siç u tondit sistemi i drejtësisë duhet të tronditet edhe sistemi i Univerisitetit".

Gjatë emisionit nuk munguan edhe ngacmimet e batutat lidhur me shtëpinë e Kryeministrit Rama në Surrel.

Duke marrë shkak nga 8 kërkesat e studentëve, Rama kërkoi nga qytetarët që të plotësojnë 5 pika kryesore duke u kujdesur për të vërtetën, të mos harrohen porositë e prindërve, të kujdesen për gjuhën shqipe, fqinjët dhe atdheun.

Tv Klan

Recommended