Përfundon rikonstruksioni i plote i gjimnazit “A. Z. Cajupi”

  • 5 years ago
Nxënësit e shkollës së mesme ?A. Z. Çajupi? do ta nisin vitin 2019 në klasa dhe hapësira të reja. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka bërë të mundur përfundimin në kohë rekord të rikonstruksionit të plotë të godinës së vjetër të shkollës, por edhe ndërtimit të palestrës së re dhe mjediseve shtesë për laboratorët dhe dhomat e kaldajave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një lajm i mirë për nxënësit e shkollës ?Çajupi?. ?Qartazi është punuar gjatë gjithë kësaj stine. Edhe pse kishim planifikuar që punimet të zgjasnin një vit, pra nxënësit të hynin në shtator, lajmi i mirë është që ata do ta fillojnë mësimin në 7 janar. Tani shkolla ka ndriçim led, një palestër të re, një krah të ri me tre kate, pothuajse e bërë nga e para, tre terrene sportive, laboratorët e kompjuterëve, tualete, dhe gjithë sistemin e ngrohjes, të bërë nga e para. Tani, sigurisht pres që të dalin me rezultate të mira?, tha Veliaj.

Ai vlerësoi mirëkuptimin e prindërve, të cilët gjatë kohës që shkolla rikonstruktohej i çonin fëmijët e tyre në gjimnazet ?Partizani? dhe ?Eqerem Çabej?. ?Dua të falenderoj gjithë komunitetin e prindërve për mirëkuptimin. Me hapjen e shkollës së re lirohen edhe shkollat ?Partizani? dhe ?Eqerem Çabej?, që kanë qenë me dy turne, sepse aty shkonin nxënësit e ?Çajupit?. Një nga shkollat model të Tiranës, por tani model jo vetëm për cilësinë e mësimdhënies dhe përkushtimin e drejtoreshës, mësuesve, prindërve, nxënësve, por tani model edhe si infrastrukturë. Infrastruktura nuk është gjithçka. Ne kemi parë nxënës me 10-ta edhe në fshatrat më të thella të Tiranës. Megjithatë, infrastruktura është diçka. Kushtet komode në një nga gjimnazet lider të Tiranës, besoj se kanë ngritur standardin se çfarë do të thotë të bësh arsim në Tiranë?, deklaroi Veliaj.

Recommended