Report TV - Papagjoni, analizon shfaqjet teatrore: S’kam parë formatin e ardhshëm të aktorit të ri

  • 5 years ago
Ky vit që mbyllëm nuk është se shënoi ndonjë dritë më tepër në teatrot shqiptarë. Nëse e krahasojmë me dy apo tre vite më parë gjendja është po ajo. Shfaqje tronditëse që të shënjonin veten vet, me ide më të fuqishme, me qëllim që edhe kultura jonë edhe teatri të integrohet me rrjedhat e kulturës europiane nuk kishte. Për këtë kritiku Josif Papagjoni, si një njeri që e ka lidhur jetën me teatrin bën një analizë të premierave, që u dhanë në dy sezonet që lamë pas në Teatrin Kombëtar, Teatrin Eksperimental dhe atë të Metropolit për kamerën e Report Tv.

?Viti që u mbyll më së pari do të doja që të veçoja Festivalin e Teatrit Shqiptar. Ky festival që të jetë një gosti e teatrove tonë, ka qenë gjithnjë e munguar në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që ne ta kemi edhe ta shëtisim, por asnjëherë nuk është bërë. Gjithnjë premtohet. Por asnjëherë nuk është rënë dakord në tri ministritë e kulturave shqiptare, në të tre shtetet të kemi përfaqësues të kulturës shqiptare. Mua në kujtesën time më kanë mbetur disa shfaqje, jo se janë shënjuese për teatrot tonë, por kanë dimension estetik dhe artistik. Në këto shfaqje e para është ?Medea? e trajtuar me një gjuhë klasike. ?Gomari i Babatasit? me regji nga Altin Basha edhe dramaturgji të Stafan Çapalikut, ?Tag? me regji dhe dramaturgji të Bashkim Hoxhës, ?Jashtë dere? nga regjisori lituanes Mantas Janciauskas, ?Qiell i heshtur? me regji të Armela Demajt, ?Nata e 12-të? e Shekspirit etj.

Recommended