Përshkallëzohen protestat në Francë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse nisi në mënyrë paqësore, protesta e 7 e ?Jelekëve të Verdhë? në Paris u përshkallëzua në dhunë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës.Protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj uniformave të policisë, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të neutralizuar turmën. Ata dogjën edhe makina, megjithatë policia ende nuk ka zbuluar nëse djegia e tyre është e lidhur me protestat. Disa protestues janë vënë në pranga, e dhjetëra të tjerë janë lënduar për shkak të kundërpërgjigjes së policisë.Qytetarët e zhgënjyer me politikat e presidentit francez Emmanuel Macron, u mblodhën para disa stacioneve televizive në qendër të qytetit, duke brohoritur kundër ?lajmeve të rreme? dhe kërkuan dorëheqjen e Macron.Protestat anti-qeveritare të ?Jelekëve të Verdhë? duket se nuk do të ndalen as këtë fundjavë, në vigjilje të vitit të ri.Madje protestuesit kanë bërë thirrje për protesta masive edhe natën e ndërrimit të viteve dhe do të vazhdojnë gjithë muajin janar, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen.Champs Elysees muajin e fundit ka qenë epiqendra e protestave të dhunshme e cila nisi me uljen e çmimit të karburantit e po përshkallëzohet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Macron.

Recommended