Report Tv - Asnjë shfaqje kulturore për festat e fundvitit, teatrot dhe galeritë të mbyllura
  • 5 years ago
Nëse kudo në botë gjatë ditëve të fundit të vitit aktiviteteve kulturore u kushtohet një vëmendje e madhe, ndryshe ndodh për këtë vit në vendin tonë. Disa nga institucionet më të rëndësishme kanë kyçur dyert, që prej datës 23 dhjetor, disa të tjera do të vijojnë punën deri në datë 30 dhjetor. Ndërsa, në datë 31 dhe 1 dhjetor gjithkund do të pllakosë heshtja.

Trupa e Teatrit Kombëtar që tanimë vijon aktivitet tek ArTurbina ka marrë lejen. Në skenë nuk do të ketë asnjë shfaqje, deri në javët e para të janarit. Edhe në Teatrin e Metropolit artistët kanë marrë pushimet, ndërsa drejtoresha Jonida Beqo, ka dorëzuar platformën në Ministri të Kulturës për drejtoreshë e Teatrit Eksperimental. Kërkesë kjo e firmosur deri më tani vetëm nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Data 29 nëntor do të shënjojë ngjitjet e fundit në skenë në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? me dy shfaqje, ?Boeng Boeing? dhe ?Tri gra edhe misugu?. Për fëmijët është menduar më shumë, Teatri i Kukullave do të jetë hapur edhe në datë 30 dhjetor me shfaqjen ?Grinçi?. Ndërsa, nuk do të mungojë as argëtimi për fëmijët nga akrobatët në Cirk këtë fundvit.
Recommended