Ne 3 vite mbi 20 mjeke te arrestuar

  • 5 years ago
Në tre vitet e fundit numërohen mbi 20 mjekë të arrestuar për shkak të gabimeve mjekësore në ushtrimin e detyrës. Bluzat e bardha kërkojnë të dekriminalizohet gabimi mjekësor në këtë profesion duke e kthyer nga çështje penale në administrative, por duke bërë dallim nga neglizhenca.

"Duhet të dekreminalizohet gabimi njerëzor dhe të kthehet në çështje administratore sepse nuk bëhët me dashje, dhe kjo është e gabuar të shkohet me burg apo të gjykimit penal të çështjes. Nuk po flaism kur nuk jep ndihmën mjekësore, se kjo është çështje penale, por po flasim gjatë punës që ndodh gabim njerëzor, çështje teknike, apo të diagnozës", thotë kirurgu Arben Gjata.

Kjo nismë e bluzave të bardha, ka gjetur mbështetje edhe nga anëtarët e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

"Patjetër që po, do e merrja në gjykim, parimisht jam dakord, por duhet parë konkretisht. E kam ndjerë këtë nevojë që legjislacioni shqiptar të ndryshojë në këtë pikë. Nuk duhet të konsiderohet çdo gabim mjekësor vepër penale, për t'i dhënë edhe kompetencën dhe besimin e mjekut gjatë ushtrimit te profesionit dhe për të luftuar mjekësinë difensive", shprehet deputetja e PS Edlira Bode.

"Jam dakort me një iniciativë të tillë të bluzave të bardha, një çështje e tillë demotivon mjekun, dhe mjekun përballë pacientit nuk e mban as përgjegjësia penale asgjë tjetër, por e mban misioni humanitar që ka përballë një akti të tillë. Ne nuk kërkojmë që mjeku të mos ndëshkohet por të rishikohen hapat dhe së pari ëhstë urdhri i mjekut që rishikon mjekun", deklaron deputetja demokrate Orjola Pampuri.

Sipas nenit 96 të Kodit Penal Shqiptar, mjekimi i pakujdesshëm dënohet me gjobë deri në 5 vjet heqje lirie.

Tv Klan

Recommended