PD publikon dokumentet per Begon

  • 5 years ago
Partia Demokratike publikoi të tjera fakte që sipas saj provon se pas ndryshimit të planit urbanistik të Tiranës dhe lumit të Lanës për të favorizuar projektin 60 milionë Eurosh të biznesmenit Edmond Bego, qëndron edhe ministri i Financave.

Sipas opozitës, përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish-serave pranë Unazës së Madhe, ministri Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.

Jorida Tabaku: "Arben Ahmetaj mashtroi qytetarët kur tha se Ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë Euro".

Ina Zhupa: "Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë Euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji Nëntor 2015 deri në Mars 2016. Pagesat janë bërë nga kompania Inerte Ekspres, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos. Katër pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 Nëntor 2015 me vlerë 121 milionë Lekë. Tre të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016. Vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish-serat, pranë Unazës së Madhe".

Kjo akuzë e demokratëve vjen pas publikimit të disa ditëve më parë të një materiali të marrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që sipas saj rrëzon deklaratat e Veliajt se në zonën Unazës së Madhe nuk është parashikuar ndërtimi i një kompleksi rezidencial.

Tv Klan

Recommended