Rrëzohet drafti i PD per Vettingun ne politike
  • 5 years ago
Parlamenti rrëzoi amendamentin kushtetues të propozuar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Seanca jashtë radhe e kësaj të premteje, edhe pse nuk kishte tensionin e një dite më parë, u karakterizua nga përplasje të ashpra mes palëve.

Lulzim Basha kërkoi që ti hapej rruga Vettingut të politikanëve, ndërsa shprehet i hapur t'ia lërë shumicës propozimet për mekanizmin që mungon në propozimin që ju çua dhe Komisionit të Venecias për interpretim.

Por ofertës së Bashës, socialistët iu përgjigjën me një tjetër ofertë. Miratimin e reformës zgjedhore që sipas tyre është çelësi dhe për Vettingun e politikanëve.

Basha akuzon me emra të gjithë përfaqësuesit e qeverisë dhe shumicës për lidhje me krimin, çka sipas tij bënë të domosdoshëm Vettingun.

"Kemi këtu një deputet që quhet Ergys Çyrbja i provuar si anëtar i bandës së Shullazit. Kemi akoma Fatmir Xhafën që ndihmoi vëllain t?i fshihet drejtësisë italiane. Kemi atë që do të vijë të flasë pas meje që ka deklaruar personalisht miqësinë me një kriminel të rrezikshëm dhe ka një aferë sot 60 milionë Euro. Kemi Alket Hysenin që vazhdon të qëndrojë këtu.

Kemi Arben Ahmetajn ortak me inceneratorët me njerëz të dënuar për krime në Belgjikë. Kemi Damian Gjiknurin, kemi Dakon e ?339-ës? ku ka dalë vetëm maja e ajzbergut. Kemi Saimir Habilajn, kemi vetë Erjon Veliajn. Dhe natyrisht kreun e kësaj pune, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në kontaktin më intensiv me kriminelët e Shqipërisë".

Akuzave Balla ju përgjigj po me akuza.

"Takojmë edhe ne qytetarë të Unazës së Re dhe njëri prej tyre erdhi dje dhe solli këtë dosje për ty. Do ta lë këtu ta lexosh. Më tha, ne ndihemi të fyer që Lulzimi na vjen në protestë me makinën e pronarit të kompanisë që ndërton. ?AA 111 EN?, kjo është makina që ti shkon përditë në protestën te Astirit. Thotë që makina është në pronësi të kompanisë ?Victoria Invest? një prej kompanive që ka fituar tenderin. Makinë me vlerën 53 mijë Euro. Ti i shkon pasdite për pasdite banorëvë të Astirit gjoja për t?i mbrojtur këta nga kompania që qenka e Edi Ramës. Po mirë, bufa na di ne? Ngreje kokën o burrë! Bufa na di ne që nuk e dimë lidhjen tënde me kompaninë ?Victoria Invest?? Nuk e dimë ne që shumë mirë njëra nga vajzat e tua, shumë e mirë dhe e vogël, e ka emrin Viktoria? Dhe sigurisht që janë disa arsye të kumbarllëkut. Kompania është kumbare e familjes tënde. Luli gëzuar festat, por bëhu burrë dhe hajde tani merre këtë të makinës se të duhet që të sqarosh edhe banorët e Astirit. Ndrysho makinën Lulzim, mos u shko më me makinën e firmës se banori më tha: ?E di si na duket? Si menaxheri i firmës që ka ardhur të na mbushë mendjen".

Kreu i opozitës tha se u tregua i vetëpërmbajtur për të mos i kthyer përgjigjen që Balla meritonte.

"Instikti i parë është instikti i prindit. Dhe për atë që bëre këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t?i përcillja qytetarëve tre pika...
Recommended