Report TV - Drafti i LSI për koncesionet,PD: Përpjekje për përfitime politike
  • 7 years ago
Propozimi i LS për qeverinë që kontratat koncensionare me kohëzgjatje më shumë se katër vjet të kalojnë në Parlament shihet nga demokratët si një përpjekje e aleatit të PS në qeverisje që, përmes votave që sigurojnë shumicën në Parlament të kushtëzojë çdo koncension të qeverisë.

Ndonëse shprehet se është mendim personal i tij, deputeti demokrat Igli Cara e sheh këtë lëvizje të LSI për të siguruar pjesën e saj të tortës së koncensioneve.

Sipas Igli Carës ligji aktual i koncensioneve i mundëson LSI që përmes ministrave të saj në kabinetin qeveritar të kontrollojë çdo koncension, por deri më sot nuk e ka bërë këtë .

Pak kohë më parë LSI depozitoi në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore për të shtrënguar kriteret e dhënies së koncesioneve në favor të subjekteve private.
Projektligji parashikon që të përcaktohet që kontratat koncesionare të mos jenë më të gjata se 35 vjet.

Ndërkohë që çdo kontratë koncesionare me kohëzgjatje më shumë se 4 vjet, të miratohet vetëm nga Kuvendi.

Redaksia Online
Recommended