Concord grup marrëveshje me Alpi Tour - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas dy projekteve madhore në fushën e turizmit, ai i ndërtimit të ?San Pietro? resort në Gjirin e Lalzit si dhe projektit tjëtër Syri I Tiraës, ku po ndërtohen hotele me 5 yje superior, Concord Grup vjen me një ambicie të re. Një tjetër hotel me 5 yje, me mbi 150 dhoma, dhe në një sipërfaqe prej 2000 metra katror do të ndërtohet në jug të vendit në Palasë, në bashkëpunim edhe me kompaninë njohur italiane në fushën e turizmit, Alpitour. Marrëveshja është arritur mes dy grupeve atij Concord dhe Alpitour, në Romë.Grupi Alpitour vendosi të investojë në Shqipëri me grupin Concord. Mendojnë se Shqipëria ka bëë ndryshime shumë të mëdha, por një pjesë e mirë e europës nuk është njohur ende me to, duke nisur nga infrastruktura, investimet në Vlorë, në aeroport, në arkitekturë etj. Është një vend që ja vlen për tu zbuluar. Ne kemi nisur të sjellim klientët e parë në Shqipëri, por me këtë marrëveshje të arritur me grupin Concord numri i turistëve do të rritet edhe më tej. Marrëveshja me Alpitour është në vazhdën e investimeve strategjike të grupit Concord, i cili me herët ka nisur bashkëpunimin me Melia Grup nga Spanja me të cilin do të menaxhojnë dy hotele; në Durrës dhe Tiranë. Por kjo marrëveshje është një lajm i mirë edhe për qeverinë e cila ka si objektiv të saj, tërheqjen e brendeve ndërkombëtare në fushën e hotelerisë. Grupi Alpitour është një ndër më të rëndësishmit në Itali e jo vetëm, përsa i atakon sektorit të turizmit. Ai bashkëpunon me afro 3000 agjenci në mbarë europën dhe më gjerë.

Recommended