Dëmshpërblimi për “Sopotin”, në procedurë qeveritare

  • 5 years ago
Alsat mëson se pala mbrojtëse e banorëve të Sopotit të cilët u dënuan padrejtësisht, ka arritur marrëveshje me avokatin e shtetit Fehmi Stafën për dëmshpërblimin dhe shumën e tij mbi vuajtjen e tyre në burg prej 7 vitesh, aktvendimi për të cilin ishte i gabuar. Sipas të dhënave, pavarësisht kërkesës nga pala mbrojtëse për 12 mijë denarë, për ditë të vuajtur, avokati i shtetit ka arritur pajtim deri në shumën 5 mijë e 500 denarë dita për të tri kategoritë: Paraburgimi,arresti shtëpiak dhe vuajtja me burg. Kjo marrëveshje siç mëson Alsat është dërguar tashmë edhe në Qeveri që prej ditës së premte, 14 dhjetor. Ndërkohë një ditë më herët avokati i shtetit ka kërkuar gjithashtu nga sektori për evidencën e ekzekutimit të dënimeve në Drejtësi të shprehet qartë lidhur me ditët që banorët e Sopotit kanë vuajtur padrejtësisht ne paraburgim, arrest shtëpiak dhe burg. Alsat kontaktoi sot Q everinë nga e cila na thanë se e kanë marrë tashmë në shqyrtim kërkesën e avokatit te shtetit lidhur me dëmshpërblimin e mundshëm të sopotasve. Megjithatë nga Qeveria nuk dhanë informata shtese nëse do te vendoset mbi këtë rast në seancën e nesërme te Qeverise pasi dokumenti është me urgjence.

Recommended