Report Tv-Çudia në Kukës, gjykata mbyll në hotel serbin e dënuar në Kroaci

  • 5 years ago
Një shtetas kosovaro-serb, i lindur në Prizren dhe banues në Beograd, ka bërë ?lëmsh? drejtësinë Shqiptare, e cila megjithëse ka konstatuar se Sebastian Villjamov, është dënuar në Kroaci nga dy vendime penale me nga 3 vite burg secilin, ai është lënë në ?arrest shtëpie?.

Kjo masë sigurimi është miratuar nga gjykata e Kukësit në datën 11 nëntor 2018, pasi vetë prokuroria e Kukësit, ka ndryshuar qëndrimin e saj juridik për këtë shtetas, pasi në fillim ka kërkuar lënien në burg të Villjamov me qëllim ekstradimin në Kroaci, ndërsa në seancë gjyqësore prokurorja e çështjes çuditërisht ka kërkuar ?arrest në shtëpi?.

Por çudia që ka ndodhur në këtë qëndrim të prokurorisë dhe gjykatës së Kukësit është se për 65-vjeçarin Villjamov, është caktuar masa e ?arrestit shtëpiak? duke e mbyllur në një hotel privat në Kukës, që guhet Hotel ?Gjallica?. Ky vendim që ka mbyllur kosovaro-serbin në ?arrest shtëpie? në ambjentet e një hoteli privat në Kukës mësohet të jetë marë në 12 nëntor 2018 dhe është lënë në fuqi në 13 dhjetor 2018 nga gjykata e Apelit Shkodër.

?Shqiptarja.com? gjatë një verifikimi të imtësishëm ka mësuar të gjithë kronologjinë e këtij rasti, ku shtetasi i huaj Sebastian Villjamov, që kërkohet nga Interpol Zagrebi (Kroaci) për dy dënime me nga tre vite burgim secilin, është lënë nga gjyqësori shqiptar me masës sigurimi ?arrest në shtëpi? duke e detyruar të qëndrojë i mbyllur në hotelin privat ?Gjallica? në Kukës.

Po kush është i huaji Villjamov i arrestuar në Kukës në 9 nëntor 2018, teksa së bashku me familjen e tij ishte duke hyrë në teritorin Shqiptar, nga pika e kalimit kufitar Morinë. Sipas të dhënave që disponon ?Shqiptarja.com?, arrestimi i 65-vjeçarit është realizuar në orën 00:30 të mesnatës, pasi gjatë kryerjes së procedurave në kufi ka rezultuar se Sebastian Villjamov,ishte person në kërkim nga autoritet e drejtësisë së Zagrebit në Kroaci.

Recommended