Korrupsioni në universitete/ Skandal tek ‘Bujqësori’, vidhen nafta, peshqit, gruri e misri

  • 5 years ago
Administrata e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka përvetësuar 6 261 litra karburant, ka abuzuar me vaskat e peshkut në Tapizë, ka përvetësuar ushqimin e peshkut si dhe ka lidhur kontrata korruptive për dhënien me qira të ambienteve në pronësi të universiteteve. Këto janë disa nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në një raport të vitit 2014, për kontrollin e veprimtarisë ekonomiko-financiare? të Universitetit Bujqësor të Tiranën, për periudhën 2011-2013. Abuzimet janë bërë me paratë e studentëve dhe të buxhetit të shtetit, të cilat janë dy burimet kryesore të financimit të universitetit. Sipas KLSH, shpenzimet për karburant në këtë universitet nuk justifikohen me dokumentacion financiar dhe me projektet e pretenduara. ?Nga auditimi i shpenzimeve të projekteve rezultoi se shpenzimet e karburantit nuk përkonin me kohën në të cilën është bërë shërbimi, daljet e karburantit në sasi janë bërë në kohën kur projekti ka përfunduar dhe nuk justifikoheshin me dokumentacion financiar?, thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-teknikun e shërbimit pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit dhe FEA/B, për shkelje gjatë viteve 2011-2012, gjë që ka sjellë një dëm ekonomik prej 6,261 litra karburant, në vlerën 1,085,421 lekë.

Abuzimi me peshkun

Sipas KLSH, për vitet, 2011, 2012 dhe 2013, në sektorin e rritjes së peshkut në Tapizë, shpenzimet në raport me të ardhurat janë 1/10. Gjithashtu, KLSH ka konstatuar abuzime me shitjen e rasatit të peshkut. ?Bazuar në nenin 281 të ligjit nr. 7905, datë 21.03.1995 ?Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë? si dhe nenin 248 ?Shpërdorimi i detyrës?, të ?Kodit Penal të RSH?, për z. R. M ,znj. N. I, znj. J. K dhe z. E. T është depozituar kallëzim penal në Prokurori pasi, nga auditimi i ushtruar për shpenzimet e kryera në Ekonominë e rritjes se peshkut Tapizë për periudhën objekt auditimi u konstatua se, të ardhurat janë në raport 1/10 krahasuar me shpenzimet e kryera për këtë njësi, për vitet, 2011, 2012, 2013. Nga kontrolli i dokumentacionit në këtë Ekonomi u konstatua se shitja e rasatit bëhej me blerje të drejtpërdrejte me lekë në dorë, nga një komision i përbërë nga tre persona sipas një propozimi të bërë nga znj. J. K dhe R. M dhe miratuar nga Rektori, ky komision është ngritur për shitjen e rasateve, varkave dhe peshkut të prodhuar në këtë ekonomi, pas këtij urdhri koordinatorja e laboratorit nxjerr urdhrin e shitjes së rasateve, në të cilin është i specifikuar vetëm lloji i rasatit dhe jo sasia, në kundërshtim me rregulloren e funksionimit të njësisë?, thuhet në raport.

?Zhduket? ushqimi i peshkut

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sasia e ushqimit për peshkun në Tapizë, e pretuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, është e pajustifikuar, duke ngritur dyshime të forta që ushqimi i peshkut është përvetësuar ose nuk është blerë fare, duke marrë paratë. ?Kështu sipas dokumenteve financiare rezulton se: me fletë dalje nr. 319 datë 10.08.2011 është furnizuar...

Recommended