Report Tv-Incident në protestë, studentët i heqin megafonin dhe largojnë pedagogun e lëvizjes
  • 5 years ago
TIRANE-Studentët prej orës 10:00 kanë rinisur në ditën e gjashtë protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për plotësimin e tetë kërkesave. Në ditët e kaluara studentët kanë kërkuar që ministrja të zbresë në shesh dhe ti dëgjojë, por dje kur ministrja e bëri një veprim të tillë u refuzua. Nikolla reagoi dje në rrjetet sociale pas daljes dhe refuzimit (lexo këtu) në protestën e studentëve përpara zyrës së saj.

Sipas ministres së Arsimit, ajo doli për të dialoguar për kërkesat që kanë shtruar këto ditë studentët, por këta të fundit, sikurse tha ajo, në mënyrë të pabesueshme kanë vendosur të vazhdojnë protestën dhe të mos pranojnë komunikimin me të. Studentët janë shprehur se nuk pranojnë negociata, por vetëm plotësimin e kërkesave.
Recommended