Report Tv-Studentët, Zef Brozi: Protestoni fuqishëm, por mos lejoni t’ju mashtrojnë politikisht

  • 5 years ago
Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit ka reaguar duke komentuar protestën e studentëve në Tiranë dhe universitetet në rrethe për tarifat dhe kërkesat e tjera. Ai ka një apel për studentët, që të protestojnë fuqishëm e paqësisht, por ?mos lejoni t?ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht?. Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit vlerëson veprimin e Nikollës, që sipas tij bëri atë që duhej duke iu përgjigjur thirrjes së protestuesve që të dilte nga zyra e të shkonte në shesh tek ata. Brozi shprehet se sot nuk ka asnjë arsye që të gjitha palët e interesuara (Studentët, Qeveria, Parlamenti, Presidenti, Rektoratet, e Dekanatet) të mos ulen në bisedime për të dhënë zgjidhjet jo vetëm për kërkesat e studentëve protestues, por edhe për përmirësimin rrënjësor të arsimit në Shqipëri. Studentët protestojnë prej 5 ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave, kryesorja përgjysmimi i tarifës së arsimit (lexo këtu).

STATUSI I PLOTË I ZEF BROZIT
Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t?ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Si ish-pedagog, si prind e qytetar, por edhe si immigrant në Amerikë që nga 12 Nëntori 1995, përshëndes protestat paqësore të studentëve në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Miqësisht u apeloj studentëve të mos lejojnë manipulimin e tyre nga mafiozët e partive politike a kushdo tjetër.

Studentët kanë pasur dhe kanë shumë arësye të protestojnë në këto 28 vite të shkatërrimit të shkollimit dhe edukimit të brezit të ri. E pafalëshme ka qenë heshtja e tyre. Gjendja mjerane dhe kushtet thuajse primitive në konviktet studentore dhe në auditore, korrupsioni marramendës në universitete (që vret dijen dhe përgatitjen e te rejave e te rinjve shqiptarë sipas standarteve të larta që kërkon sot koha), shitja dhe blerja e notave, diplomave, madje edhe e titujve shkencor, niveli i ulët shkencor ( madje dhe skandaloz) i një pjese të pedagogëve, pagesat e papërballueshme nga një pjesë e madhe e studentëve ? janë disa nga arësyet që studentët në këto 28 vite duhej të kishin protestuar e jo heshtur.

Por studentët dhe rinia shqiptare nuk duhet as të mashtrojnë veten me nota e diploma që blihen edhe pa shkuar në shkollë, pa hapur librat, pa studiuar. Në familjen Europiane dhe kohën e globalizmit sot dhe në të ardhmen konkurohet me dije dhe aftësi të shumanëshme dhe jo me injorancë e dembelizëm (ndërsa diplomat fallco e pa vlerë më mirë i fundosni në baltina).

Dihet se gjendja mjeranë në universitetet e shkollat në Shqipëri është produkt dhe përgjegjësi e të gjitha qeverive në këto 28 vite. Pavarësisht se në këto vitet e fundit janë bërë disa hapa pozitiv për arësimin, Qeveria, universitetet, Parlamenti, Presidenti, dhe të gjitha institucionet u janë borxhlinj studentëvë dhe rinisë shqiptare. Prandaj edhe unë u bëj apel atyre të degjojnë me respekt dhe përgjegjësi zërin studentor, të ulen e bashkebisedojnë me ta dhe sëbashku të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme pë...

Recommended