Basha: Buxheti' 2019' 110 mln $ shkojnë për oligarkët, do anulojmë koncesionet
  • 5 years ago
TIRANE - Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, pas miratimit nga Kuvendi të buxhetit të shtetit për vitin 2019, Lulzim Basha e konsideroi si buxhetin e vjedhjes. Sipas tij, buxheti nuk sjell rritje ekonomike, ndërsa shtoi se janë planifikuar 18 milionë dollarë për shpenzime luksi për makina e zyra dhe 110 milionë dollarë sipas tij do shkojnë si pagesa për oligarkët. Sipas Bashës, që prej ardhjes së Ramës në pushtet, kanë mbyllur qepenat 73 mijë biznese. Më të prekura nga ky buxhet, tha Basha do jenë familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97% e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe me tatime të larta dhe rritjes së çmimeve. Është fakt se kjo rritje galopante e taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në ditët. Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës.
Recommended