900 puse nafte te braktisura ndotin ambientin

  • 5 years ago
Mbi 900 puse nafte që kanë qënë dikur funksional sot janë kthyer në një problem të madh për banorët e Bashkisë së Kuçovës.

Shkatërrimi i tyre ndër vite ka bërë që acidet dhe gazrat të përhapen kudo nga tubacionet e çara të puseve,duke shkaktuar në të gjithë zonën naftëmbajtëse dhe në qytet një ndotje të lartë mjedisore.

"Kuçova jeton bashkë me puset. Një pjesë e mirë janë në zonën urbane, janë puse ciklike që punojnë me orë të reduktuara", thotë kryebashkiaku i Kuçovës Selfo Kapllani.

Janë rreth 5 000 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas viteve ?90 në zonën prodhuese të naftës dhe një pjesë e tyre kanë nga një pus në oborrin e banesave.

"Duhet të përmirësojnë një pjesë të ujërave teknologjike nga puset e naftës që janë në Kuçovë duke investuar te kanalizimet".

Bashkia e Kuçovës ka hartuar një sërë projektesh për rehabilitimin e zonës naftëmbajtëse dhe minimizimin e ndotjes por mungesa e fondeve ka bërë që situata të mbetet po njësoj. Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Selfo Kapllani thotë se bashkia me fondet e saj, është përpjekur të përmirësojë një pjesë të ujërave teknologjikë dhe ujërave të ndotur nga puset e naftës në Kuçovë, duke investuar në pjesën e kanalizimeve dhe disiplinimin e tyre.

"Kemi jo vetëm ujërave sipërfaqësore por edhe nëntokësore të cilët janë të kontaminuar dhe ndikojnë në mjedis".

Mungesa e fondeve i bën banorët të jetojnë çdo ditë me rrezikun e kontaminimit nga gazrat hemuese.

Tv Klan

Recommended