2 dhjetori afati i fundit i per mjetet mbi 10 vjet perdorim - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Vendimi ka për qëllim që të mos importohen më makina nga 2009. U është lënë pak kohë që tregtarët që kanë bërë porositë ti përfundojnë ato, ndërsa makinat që janë ende të patarguara do të kenë mundësi të kryejnë këtë proces deri në mars 2019.? Ky vendim i qeverise hyn ne fuqi ne mesnate, moment nga i cili asnjë qytetar shqiptar nuk mund te fusë nëpërmjet doganave makina qe janë përdorur me shume se 10 vjet. Ndërsa automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar deri sot, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme. Ne 26 tetor Këshilli i Ministrave mori këtë mase per te mbrojtur mjedisin nga ndotja dhe vete qeveria ka pranuar se vendimi duhej marre 6 vite me pare dhe është i vonuar. Sipas te dhënave ne rrugët e Shqipërisë lëvizin automjete te vjetra, me moshe mesatare mbi 20 vjet, ndërkohe qe Bashkimi Europian e ka moshën mesatare 10 vjet. Mbi 2/3 e mjeteve që importohen kanë përfunduar ciklin e tyre normal të jetës dhe ndotja që i shkaktohet mjedisit përben motivin kryesor te ndalimit te importit te makinave të përdorura më shumë se 10 vjet.
Recommended