Veteranët në Shkodër revoltohen me Prefektin: Pse e lejon Voltanën të injorojë ditën e Çlirimit

  • 5 years ago
Veteranët në qytetin e Shkodrës janë revoltuar me Prefektin në ceremoninë e organizuar me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të vendit. Njëri prej veteranëve gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë që sipas tij ka injoruar festën e Çlirimit.

?Prefekt si lejon ti kryetaren e bashkisë Voltana Ademi të vendosë banderola në qytet duke mohuar festen e Çlirimit. Ti je përfaqësues i Shkodrës mos rri kot? tha ai. Ndërsa Millja reagoi duke thënë ?Le të përcjellim urime në këtë ditë feste?.

Bashkia e Shkodrës drejtohet nga Voltana Ademi, e cila është përfaqësuese e zgjedhur nga Partia Demokratike. Politika shqiptare vijon që të festojë e ndarë këtë datë. PS feston 28 nëntorin 1912, si datë të pavarësisë së vendit dhe 29 nëntorin 1944 si datë të çlirimit, ndërsa PD, feston 28 nëntorin si datë të dyfishtë të këtyre festave.

Recommended