Meta: Dialog mes mazhorances dhe opozites
  • 5 years ago
Kremtimi i Ditës së Pavarësisë bëri bashkë në Pallatin e Brigadave politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë. Duke e vënë theksin tek simbolika e kësaj dite, Presidenti Ilir Meta apeloi për më shumë dialog mes maxhorancës dhe opozitës.

"Sfidat aktuale kërkojnë klimë bashkëpunuese dhe ndjejë uniteti. Shqiptarët kanë nevojë për paqe sociale. Duhet reflektim nga të gjithë dhe siguri juridike për pronën. Funksionimi i institucioneve të pavarura kërkon dialog mes shumicës dhe opozitës?.

Sipas Presidentit Meta, emigracioni është një sfidë që duhet kapërcyer. ?Duhet të bëjmë përpjekje që Shqipëria të mos paket nga emigracioni dhe bashkë me të edhe aftësinë ripërtësitëse, kjo është një kambanë alarmi për klasën politike".

Në përfundim të fjalës kreu i shtetit u takua me të pranishmit të ardhur edhe nga të gjitha trevat shqiptare.

Tv Klan
Recommended