Report Tv-Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi

  • 6 years ago
TIRANE-Banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme bllokun rrugën për dy orë, ndërsa kryen akte vandalizmi duke hequr blloqet e betonit, tabelat rrugore, dogjën koshat e plehrave dhe rrëzuan rrethimin e kantierit të ndërtimit të firmave të kontraktuara për punimet. Policia ishte e pranishme, por qëndroi në distancë duke mos ndërhyrë në asnjë moment. Pas incidenteve dhe bllokimit për dy orë banorët u larguan duke hapur rrugën, ndërsa paralajmëruan se nesër protesta do të jetë më e dhunshme.

Sot ishte dita e 25 e protestës, ndërsa nisi paradite me shpalosjen e një flamur kuqezi nga banorët me rastin e festës së Pavarësisë (Lexo këtu). Më pas banorët e ?Astirit? bllokuan rrugën për disa orë duke detyruar makinat që të hipin në trafik-ndarëse për të marrë kthesën. Në mesditë rruga u rihap, ndërsa mbrëmjen e sotme në orën 17:00 si cdo ditë është bllokuar sërish dhe u shoqërua me akte vandale.

Protesta e banorëve të Astirit vjen në një kohë kur IKMT ka nisur shembjen e banesave dhe objekteve për t?i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar për banorët një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.

Recommended