Gjeti emrin e fshatit, gruaja nga Tirana fiton 3 mijë euro në ‘ATAK SHOW’ në Report Tv

  • 5 years ago
Fshati Malinë në Pogradec ka bërë fituese të 3 mijë eurove një zonjë nga Tirana në emisionin 'ATAK SHOW' që transmetohet cdo ditë në Report Tv në orën 17:00. Zonja ka gjetur fjalën e saktë të lojës ?Destinacion? duke u shpallur fituese e shumës.

Emisioni 'ATAK SHOW' ka disa kategori, atë me 'Hojëza', 'Gazeta Quiz' dhe ?Destinacion?. Në këtë kategori zonja nga Tirana gjeti germat e pazbuluara të fshatit Malinë duke u bërë fituese.

Prej fillimit të emisionit në 'ATAK SHOW' ka pasur disa fitues, por kjo ishte shuma më e madhe e fituar nga telefonuesit. Tashmë zonja nga Tirana do të paraqitet për të tërhequr shumën prej 3 mijë eurosh.

Recommended