Trupi për pajtim ndahet në tre nëngrupe

  • 6 years ago
Trupi për pajtim dhe integrim në mbledhje e sotme morri vendim që të ndahet në tre nëngrupe të tjera të cilat do të merren me çështje konkrete, pajtimin, integrimin dhe reformat. Kryesuesja e trupit në fjalë, Frosina Remenski shprehet se prerës e qëndrimet e Trupit për pajtim nuk do të ndikojnë procesin gjyqësorë. Ndërsa bashkë-kryesuesja Emilija Aleksandrova kundërshton arrestimet e fundit duke nënvizuar se nuk janë në frymën e pajtimit. Mbledhja e radhës ku të ftuar janë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i opozitës Hristijan Mickoski, është caktuar për ditën e premte.