Çfare zbuloi policia ne bagazhin e BMW-se

  • 6 years ago
3 persona përfunduan në prangat e autoriteteve policore në Sarandë, pasi u kapën me 32 kilogramë kanabis. Të arrestuarit janë S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Burime zyrtare sqarojnë se tre personat në fjalë, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, u kapën gjatë kontrolleve të befasishme në lagjen nr 4 të qytetit të Sarandës.

Droga u gjet në bagazhin e një "BMW X5", në timonin e së cilës ishte 31-vjeçari E. K. Autoritetet sekuestruan automjetin në fjalë, një makinë Mercedes Benz, si dhe 5 aparatë telefonikë celularë./tvklan.al

Recommended