Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se futja në inventarin e Policisë së Shtetit të një numri prej 134 autoveturash dhe 30 motoçikletash është vetëm një paketë e radhës në kuadër të një programi të gjerë modernizmit të Policisë së Shtetit, ku do të përfshihen edhe sisteme që do të komplementojnë, mbështesin dhe lehtësojnë punën e strukturave policore në përmbushje të misionit.

Lleshaj u shpreh se duke marrë nën arsyetim faktin se vendi ynë sot ka një trup policore të vogël në numër, modernizimi, rritja e kapaciteteve, pajisja me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnimi i vazhdueshëm, si dhe rritja e kapaciteteve profesionale, sipas tij janë mënyra e duhur për të kultivuar një forcë policore të aftë të përballojë sfidat e kriminalitetit.

Objektivat seriozë për një fazë të re në luftën kundër krimit të organizuar, nevojat përherë në rritje për prani të shtuar dhe kontroll më efektiv në territorin e vendit, sfidat që lidhen me valët e emigracionit drejt Europës dhe shumë të tjera, mund të përballohen me sukses vetëm nga një polici moderne, një polici me njerëz të mirë arsimuar dhe të mirë pajisur. Kjo faze të re modernizmi që nis sot, do të ketë një zhvillim të mëtejshëm. Së shpejti, presim që flota e automjeteve të zgjerohet në mënyrë të dukshme, që të zgjerohen kapacitetet e monitorimit mobil të trafikut rrugor, që të krijohet një flotë e re e droneve të vëzhgimit ajror, që të përmirësohet dukshëm teknologjia e monitorimit të kufijve, që të vihen në funksionim sisteme të sofistikuara të analizës inteligjente, që fizionomia europiane e Policisë së Shtetit të marrë një trajtë të re, përmes një sistemi të ri të furnizimit me uniforma, etj..

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm
Lleshaj e vendosi theksin edhe tek përsosja e sistemit të arsimit, edukimit dhe trajnimit të Policisë së Shtetit, duke thënë se Akademia e Sigurisë duhet shndërruar sa më parë në një institucion modern edukimi.

Akademinë e Sigurisë ta shndërrojmë një institucion modern edukimi ku ngjizet një trupë e motivuar dhe e arsimuar punonjësish të rendit dhe sigurisë publike; që procedurat dhe standardet operacionale të Policisë së Shtetit të përafrohen me modelet më të përparuara europiane; që marrëdhëniet me qytetarët të arrijnë një nivel të padiskutueshëm besimi; që Policia të jetë realisht e të gjithë qytetarëve; që ajo të jetë jashtë dhe larg ndikimit të partive politike; që karriera në Policinë e Shtetit të jetë një shteg malor ku mund të ngjitesh vetëm me forcat dhe meritat individuale; që policët e Shqipërisë të jenë miq të mirë për njëri-tjetrin; që nderi, dinjiteti dhe integriteti të jenë tiparet bazë të identitetit të policëve tanë; që shteti dhe shoqëria të jenë në mbështetje dhe në përkrahje të plotë të policisë sonë.

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm
Ministri i Brendshëm e vendosi theksin edhe tek përkrahja dhe mbështetja publike e Policisë së Shtetit, duke u shpreh...

Recommended