Plagosja e Ina Nukës, Rama akuzon opozitën për dhunë: Mund të kishim dëshmoren e parë femër
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh përgjatë prezantimit të flotës së re të Policisë së Shtetit se kthesa që është bërë në këtë të fundit mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike. Ai akuzoi opoitën për dhunë gjatë protestës së ditës së enjte përpara Parlamentit, ku u plagosën 15 policë dhe ku efektivja Ina Nuk ahumbi dy gishtat, nga një kapsollë që u hodh drejt saj, duke theksuar se për fat, ajo nuk u bë dëshmorja e parë e Policisë së Shtetit..

Rama e nisi fjalimin e tij duke kujtuar një raportim të 2010-s, ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të shtetit. "Ky është një episod spektakolar, që ngriti në pah një vijimësi të mbrapshtë të procedurave dhe proceseve të ndjekura. Policia e Shtetit u bë objekt komedish dhe përqeshjes shumë shpesh, për shkak të keqpajisjes qoftë në mjete dhe qoftë në uniforma." Rama u shpreh më tej se ka qenë pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha i cili përqeshte gjendjen e rënduar të Policisë së Shtetit. "M'u kujtua po ashtu se shumë pak muaj pasi u vendosëm në detyrë, ish-kryeministri i tanishëm përqeshte Policinë e Shtetit, duke ekspozuar në makinën e tij dixhitale rastin sesi 5 të burgosur që po udhëtonin drejt burgut të Shkodrës u transportuan në një automjet, për shkak se ai i pari kishte hasur probleme."

Kryeministri përmendi edhe protestën e para dy ditëve përpara Kuvendit, ku mbeti e lënduar efektivja e policisë Ina Nuka. Rama e konsideroi këtë të fundit se u bë viktimë në sajë të propagandës politike të Partisë Demokratike.

Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. ?Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar?, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë,. Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit.

Edi Rama, Kryeministër
Recommended