Veliaj per protesten e Astirit: Qytetit nuk i duhet dhuna

  • 5 years ago
Nga Parku i Liqenit Artificial ku mori pjesë në një aksion pastrimi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj komentoi protestën e banorëve të Astirit përpara parlamentit, ku mbetën të plagosur në krye të detyrës disa efektivë të Policisë së Shtetit. Kryebashkiaku tha se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.

?Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë. Dua t?i uroj Inës shërim të shpejtë! Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin?.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë që morën pjesë në aksionin e pastrimit, teksa ftoi banorët e Tiranës të japin kontributin e tyre për një Tiranë më të pastër.

Tv Klan

Recommended