Report Tv - Aksident në Elbasan, autovetura përplaset me autobusin me nxënës, 1 i vdekur

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë. Report Tv ka mësuar se një autoveturë tip Honda, është përplasur me një autobus me nxënës. Për pasojë, ka humbur jetën një person, ndërsa 1 tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima është Gentian Pepa, drejtues i mjetit, 25 vjec ndërsa i plagosuri është Elton Poçi, 31 vjeç, pasagjer në makinë. Ata ishin të dy duke udhëtuar brenda mjetit tip Honda, në momentin kur për shkak të një parakalimi të gabuar, makina e tyre është përplasur me autobusin. Autobusi me nxënës mësohet se ishte duke u kthyer nga një eskursion, dhe fatmirësisht mësohet se asnjë nga nxënësit nuk është lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia, që sqaron se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended