Mbrëmë u dekretua nga Meta, Lleshaj vijon turin në drejtoritë e qarqeve, sot ndalet në Lezhë

  • 5 years ago
Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit mesditën e sotme ka udhëtuar për në Lezhë për të zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së qarkut.

Në qendër të bisedës është lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Takimi ka nisur në orën 12:45 minuta, ndërsa po vijon në Drejtorinë e Policisë.

Sandër Lleshaj i emëruar nga kryeministri Edi Rama si zv/ ministër pas refuzimit të dekretit të parë nga Meta në ditët në vijim pritet që të marrë plotësisht funksionet e institucionit, pasi mbrëmjen e djeshme Presidenti firmosi dekretin e dytë për gjeneralin

Recommended