Greqia apel për uljen e toneve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Athina i bën serish thirrje kryeministrit shqiptar për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Numri dy i diplomacisë greke Georgios Katrougalos ka dënuar qëndrimin e Rames, pasi sipas tij deklaratat e shefit te qeverise shqiptare nxisin ekstremistët. GEORGIOS KATROUGALOSZEVENDES MINISTER I GREQISEPala shqiptare ka bërë përcaktime të mprehta, si deklaratat e fundit të Edi Ramës, të cilat nuk ndihmojnë në uljen e toneve dhe izolimin e zërave ekstremistë. Prioritetet kryesorë të qeverisë greke janë të drejtat e komunitetit historik grek në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë mbajtja e marrëdhënieve të mira bilaterale me vendin fqinj. Një parakusht për mbrojtjen e marrëdhënieve dypalëshe është vendimi ynë për të mos lejuar asnjë irredentizëm, por edhe për të pasur vetëpërmbajtje. Katrougalos thekson se grekët e Shqipërisë duhet të ndjehen të lirë, por jo të udhëhiqen nga ngjarje ekstreme nacionaliste. Ndërkohë përpara konsullatës shqiptare në Selanik u zhvillua një protestë për vrasjen e Kaçifas. Te premten ne mbrëmje Greqia kërkoi sqarime për vendimin e Shqipërisë për shpalljen ?non grata? te 52 shtetasve grekë që morën pjesë në funeralin e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa në Bularat dhe bënë thirrje anti-shqiptare.
Recommended