‘Jam shumë e emocionuar’/ Një ‘Zhizel’, si Adela Muçollari për dashurinë dhe baletin

  • 5 years ago
Me detaje në blu si pafundësia e një ndjenje dhe në të bardhë, për të rrëfyer pastërtinë e një dashurie të një 18-vjeçareje, Adela Muçollari mbrëmjen e djeshme me një elegancë të pashoq bëri publikun pjesë të emocioneve të ?Zhizel?. E shoqëruar nga balerini Fatjon Lito, dy protagonistët me shkathtësinë e lëvizjeve, por mbi të gjitha me një forcë interpretuese që nuk të linte indiferent rrëfen kështu, për nder të tij, veprën e parë botërore që mjeshtri i skenës Agron Aliaj i dhuroi publikut shqiptar.

Nën kujdesin e baletmaestros Enada Hoxha, ?Zhizel? solli në skenë tri breza balerinësh, jo vetëm për të treguar një histori fatale dashurie, por mbi të gjitha për të përçuar një amanet, atë të Alisë për të shpënë përpara ëndrrën e tij, të tyre, dhe të dashamirësve të baletit, që ky zhaner të vazhdojë rrugën, të jetë në skenën shqiptare dhe të përparojë.

Recommended