Pa Gjurmë- Kërkohet Ilir Shani/ Nëna: Cdo natë dikush vjen dhe më thërret tek dritarja

  • 6 years ago
Pjesa e dytë Dt 6 Nentor Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit ?Pa gjurmë? është denoncuar një tjetër person i zhdukur. Bëhet fjalë për Ilir Shanin, i cili prej 4 vitesh rezulton i zhdukur.

Historia e Ilir Shanit

Ilir Shani është rezulton ne skedën e personave të humbur që prej vitit 2015. Në redaksinë e emisionit ??Pa gjurmë?? erdhi vëllai i Ilirit, Edmond Shani.

Për shkak të detyrës që ushtronte i ati si ushtarak prej vitesh, bashkë me tre djemtë dhe bashkëshorten u zhvendosën në Fier. Në atë kohë Iliri ishte në 8-vjeçare dhe pasi e mbaron, largohet në Durrës për të ndjekur shkollën e Fiskulturës. Si rezultat i mospërshtatjes me ambientin atje, Iliri bie në depresion, ndërsa familja njoftohet nga profesori që të shkonin të merrnin djalin, pasi nuk ishte në kushte të mira psikologjike. Iliri rikthehet në Fier, për të vijuar shkollën e mesme dhe ndërkohë merr mjekime. Bëhet mirë për një farë kohe dhe rinisin sërish shqetësimet. Familja detyrohet të transferohet në Tiranë. E ëma, zonja Myrvete bëhet kujdestarja e djalit. Ditën e zhdukjes, Iliri ishte në shtëpi, pasi sapo ishte kthyer nga shëtitja, kur e ëma shkon ta kontrollojë në dhomën e gjumit, nuk e gjen Ilirin, vetëm dritaren të hapur. Kontrollojnë gjithkund pasi po binte errësira, deri në vendet ku ai shkonte gjithnjë i ulur në bordurat e pallatit të Kulturës, në rrugën e Durrësit, rrugën e Kavajës

Recommended