Pa Gjurmë- Pronari grek vret emigrantin shqiptar. Ja si e grabiti dhe e groposi në mal
  • 5 years ago
Pjesa e pare e emisionit ?Pa Gjurme? data 1 nentor 2018
Eduart Haka është parë për të herë të fundit nga familjarët e tij në vitin 1993. Në vitin 1992 ai niset së bashku me dajën e tij Kristo Balla dhe me një grup bashkëfshatarësh nga mali për në Greqi. Ata vendosen po në këtë vit në fshatin Langadha të Selanikut, por pas disa muajsh daja kapet nga Policia Greke dhe kthehet në Shqipëri. Pas pak kohësh ai do të rikthehej në Greqi dhe atje ritakohet me Eduartin.Ky i fundit i thotë se kishte mbledhur një shumë dhrami dhe së shpejti do të fillonte punë të një tjetër pronar grek me emrin Jani.

Daja u rithye në Shqipëri, për një kohë të shkurtër, për të ngjitur sërish malin ilegalisht drejt Greqisë për të disatën herë. Nga ajo ditë kur daja foli me nipin nuk e pa më. Ky është pengu më i madh i tij, teksa mësoi se askush nuk dinte për fatin e të riut. Shokët dhe pronari i thanë se ka ikur dhe nuk kishin asnjë informacion për Eduartin. Daja nis kërkimet në Policinë Greke dhe rezultoi që nipi ishte vrarë nga pronari i tij Jani, i cili ia kishte vjedhur dhe shumën e parave, Eduartit. Ngjarja bëhet më tronditëse kur daja mëson se pronari e kishte varrosur trupin e nipit, në tokat e një pjese mali.
Recommended