Tjeter medalje per Shqiperine ne Taekwondo

  • 6 years ago
Vetëm në 2018 Juirdo Cani ka grumbulluar 11 medalje dhe trofe personalë në aktivitetet e sportit të Taekwondo në disa shtete të ndryshme, por medalja e bornxit e marrë në ?Greece Open?, është më e rëndësishmja, pasi në këtë aktivitet grumbullohen pikë për pjesëmarrje në olimpiadë. Pasi fitoi 3 ndeshje radhazi në grupin e tij, Canit i iku nga duart ajo e arta vetëm për 20 sekonda.

?Të vjen inat por s?ke ç?të bësh. Fitova tre ndeshje por të fundit e humba për 20 sekonda, eksperienca e kundërshtarit.?

Duke patur besim tek talenti i sportistit të saj, trajnerja Arjola Kasaj, pretendon se pjesëmarrja në lojërat olimpike nuk do të jetë e pamundur.

?Do punojmë fort për dy vjet...do shkojmë në aktivitete...?

Për herë të dytë në historinë thuajse 30-vjeçare të sportit të taekwndo në Shqipëri vjen një medalje e kësaj rëndësie. Synimi i radhës është pjesëmarrja në Kroaci pas dy javësh aty ku shpresohet në tjetër medalje.

Recommended